Kuvajt, “personat pa shtetësi” mund t’i bashkohen ushtrisë

Mos i humb

Asambleja Popullore e Kuvajtit ka miratuar një projekt-ligj lidhur me atë që “personat pa shtetësi” t’i bashkohen ushtrisë së vendit.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve KUNA, projekt-ligji u miratua me 44 vota “pro”, 5 “kundër” dhe 1 abstenim.

Në muajin prill të vitit të kaluar, Shefi i Shtabit të Kuvajtit lejoi persona pa shtetësi, të njohur si Bedoon, të bashkohen me forcat ajrore dhe tokësore të vendit të Gjirit.

Në atë kohë, ministri i Mbrojtjes, sheik Mohammed al-Khalid al-Sabah, tha se vetëm njerëzit pa shtetësi, baballarët e të cilëve kishin shërbyer në ushtri do të lejoheshin të bashkohen me forcat e armatosura.

Sipas vlerësimeve zyrtare, në Kuvajt ka rreth 96 mijë persona pa shtetësi.

Personat pa shtetësi konsiderohen si emigrantë të paligjshëm në shtetin e Gjirit.Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit