Kuvajti planifikon të deportojë mbi gjysëm milionë punonjës të huaj

Mos i humb

Qeveria e Kuvajtit njoftoi se kanë një plan për deportimin e mbi gjysëm milionë punonjësve të huaj për të eliminuar pabarazitë në tregun e punës dhe ndikimin mbi strukturën demografike.

Ministrja e Ekonomisë e Kuvajtit, Mariam Al-Aqeel, bëri një prezantim rreth punësimit të të huajve në Komisionin e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore të Parlamentit të Kuvajtit.

Duke vënë në dukje se mbi gjysëm milionë punonjës të huaj planifikohen të deportohen, Al-Aqeel tha se plani i përgatitur për të eliminuar çekuilibrin në tregun e punës posedon zgjidhje afatmesme dhe afatshkurtër.

Al-Aqeel tregoi se si zgjidhje afatshkurtër planifikohet deportimi i 360 mijë punonjësve të huaj që banojnë në vend, duke shtuar se 120 mijë prej tyre janë të paligjshëm, 150 mijë mbi 60-vjeç ose me sëmundje kronike, si dhe 90 mijë punonjës të paarsimuar dhe pakualifikuar.

Ndërkohë, në kuadër të planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë, sipas ministres, planifikohet një transformim dixhital.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit