Kuvendi i Maqedonisë u merr imunitetin gjashtë deputetëve

Mos i humb

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e 25-të ka miratuar heqjen e imuniteti të gjashtë deputetëve të koalicionit opozitar të VMRO-DPMNE-së, për shkak të paraburgimit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend.

Masa paraburgim për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë u parashtrua më 28 nëntor të këtij viti nga Gjykata Themelore Shkup – Seksioni për krim të organizuar dhe korrupsion. Deputetët në fjalë janë në mesin e 36 personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i akuzon për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit.

Ndërkohë, 51 deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk ishin të pranishëm në seancën e 25-të, mirëpo për heqjen e imunitetit nevojitet shumicë e thjeshtë. Kuvendi votoi në mënyrë individuale për secilin nga deputetët.

Me këtë përfundoi procedura e paraparë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutës për heqjen e imunitetit, por përkundër kësaj, gjashtë deputetët do të mbeten në funksionin e deputetit derisa aktvendimi i mundshëm i Gjykatës Penale nuk bëhet i plotfuqishëm dhe nëse deputeti është i dënuar për vepër penale për të cilën është caktuar dënim me burg me kohëzgjatje prej së paku pesë viteve.

Deputetët për të cilët është parashtruar masa paraburgim janë Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska. Seancën e Kuvendit për heqjen e imunitetit, kryeparlamentari Talat Xhaferi e caktoi pasi dje Komisioni për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imuniteti propozoi t’u heq imunitetin gjashtë deputëve.

Ndryshe, mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit, protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” që ishin tubuar para ndërtesës së shtëpisë ligjvënëse u futën me dhunë brenda institucionit. Si pasojë e dhunës së protestuesve që kishin cak deputetët, mbetën të plagosur rreth 100 persona, duke përfshirë deputetë, punonjës të policisë dhe përfaqësues të medias./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit