Kuvendi inicion rezolutë për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë

Mos i humb

Kuvendi i Kosovës formoi komisionin ad-hoc për të nisur procedurat për hapat drejt dënimit të krimeve dhe masakrave serbe.

Pak ditë pasi Kryeparlamentari Kadri Veseli paralajmëroi inicimin e formimit të një Gjykate Speciale për krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë, Kuvendi i Kosovës sot nisi procedurat ligjore për forimin e një komisioni ad-hoc i cili do të bëjë hapat konkret për të propozuar nisnat ligjore për këtë çështje.

Javën e kaluar, gjatë shënimit të përvjeyorit të 20-të të krimeve në Lubizhdë të Hasit, kryparlamentari Kadri Veseli deklaroi se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë idenë e tij për formimin e Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve dhe masakrave që forcat paramilitare serbe i kanë kryetar në Kosovë.

“Pikërisht këto ditë po zhvillohet një debat i madh. Kemi reagime nga shteti serb duke mohuar masakrat serbe, për aq sa kemi reagim nga ne dhe bashkësia ndërkombëtare për qenien e tyre. Por një është e qartë, ky është edhe një mesazh në mënyrë të veçantë për bashkësinë ndërkombëtare dhe për Bashkimin Evropian: Përderisa nuk do të dënohen njerëzit të cilët kanë kryer krime në Prekaz, Meje, Obri, Reçak, në Rezallë dhe gjithandej Kosovës, janë me qindra masakra, pushteti serb gjithmonë do t’i mohojë krimet serbe. Ky është gabimi i bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është edhe përgjegjësia në të njëjtën kohë edhe e institucioneve tona. Unë si kryetar i Kuvendit pres përkrahje, po besoj që edhe bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë zërin e arsyes, që të inicioj që të ketë Gjykatë Speciale për krimet, përkatësisht masakrat serbe të cilat i kanë kryer në vitet 1998, 1999 të cilat i ka kryer ushtria, policia dhe paramilitarët serbë. Ne nuk do të hakmerremi por edhe nuk do të harrojmë. Ne do të ecim përpara. Nuk ka fuqi, nuk ka forcë që mund të na ndalë përpara në shtetin tonë të pavarur dhe sovran, për lirinë tonë”, ka thënë Veseli të premten.

Ndërsa pikërisht sot, pas kësaj iniciative, Kuvendi i Kosovës formoi komisionin ad-hoc për të nisur procedurat për hapat drejt dënimit të krimeve dhe masakrave serbe. Grupet Parlamentare propozuan nga një anëtar në këtë komision ad-hoc. Nga LDK Armend Zemaj, PDK Mërgim Lushtaku, VV Saranda Bogujevci, AAK Muharrem Nitaj, PSD Aida Dërguti, Nisma Bilall Sherifi, 6+ Danush Ademi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit