Kuvendi shkon në pauzë, reagon deputeti Zemaj: Tash sigurisht kërkohet amini i Vuçiçit për të lejuar vazhdimin

Mos i humb

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, reagon ndaj vendimit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli për shtyerjen e seancës së Kuvendit për 20 minuta, të thirrur nga opozita.

Sipas tij, pauza prej 20 minutave do të vazhdojë në 20 orë.

“20 min të pauzës së shpallur të koalicionit qeverisës duket që do përkthehen në 20 orë, tash sigurishte kërkohet amini i Vuçiçit për të lejuar vazhdimin”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Për më tepër Zemaj, i bënë thirrje kryeparlamentarin Veseli që të lejojë mbajtjen e seancës e të mos pengojë vullnetin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Zemaj në Facebook:

20 min të pauzës së shpallur të koalicionit qeverisës duket që do përkthehen në 20 orë, tash sigurishte kërkohet amini i Vuçiçit për të lejuar vazhdimin. Ftoj kryetarin e Kuvendit të lejoj mbajtjen e seances së thirrur nga opozita dhe të mos pengoj vullnetin e qytetarëve të Kosovës për Kosoven unitare./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit