Ky është numri i kamerave që do të ketë Samsung Galaxy S10!

Mos i humb

Samsung-i i ardhshëm, i quajtur si Galaxy S10, do të ketë dy herë më shumë kamera sa iPhone-i i fundit i Apple, sipas raporteve.

Duke u lansuar në 10 vjetorin e versionit të smartfonit të parë, Galaxy S10 do të posedojë katër kamera në pjesën e pasme të pajisjes dhe dy në pjesën e përparme, sipas The Wall Street Journal.

Galaxy S10 thuhet gjithashtu se do të shfaqë një ekran 6.7 inç dhe do të vijë me mbështetjen e 5G, edhe pse kjo mund të jetë e disponuashme në Korenë e Jugut dhe ShBA. Data e pritur e lancimit është muaji shkurt i vitit 2019.

Zërat e fundit vijnë vetëm një muaj pasi Samsung zbuloi një smartfon që paraqet një set prej katër lenteve të ndara në anën e pasme të pajisjes.

Samsung po punon me Google për të ofruar mbështetje për sistemin operativ Android në telefon të palosshëm./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit