Ky është produkti ideal për diabetikët dhe gratë shtatzëna!

Mos i humb

Bajamet janë fruta të thata të cilat ju ndihmojnë të keni një organizëm të shëndetshëm. Duke ngrënë vetëm një grusht bajame në ditë, i sillni vetes shumë të mira shëndetësore.

Origjina e bajames është në Lindjen e Mesme ku kultivohej deri 3000 vjet para erës së re. Pema e bajames është e shpërndarë përgjatë brigjeve të Mesdheut. Frutet e bajames ndahen në dy nënlloje kryesore, njëri lloj është bajamja e hidhur me një aromë të mprehtë që përdoret kryesisht në mjekësinë alternative si ilaç dhe bajamja e ëmbël e cila përdoret për ushqim dhe në industrinë e ëmbëlsirave. Prodhimtaria botërore i kalon të 1.85 milion tonë në vit.

Bajamja është ideale për diabetikët: Bajamet kanë shumë proteina dhe zero karbohidrate. Ato janë ideale për këdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.

Mban ulur presionin e gjakut:Bajamet kanë shumë kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët të natriumit bajamja është ideale si ushqim.

Bajamet mund të përdoren në shtatzëni: Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor për mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës në mënyrë të shëndetshme duke parandaluar kshtu defektet në lindje si: problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit