Ky është reagimi i Listës Serbe pas shkarkimit të zv/ministres nga Haradinaj!

Mos i humb

Lista Serbe ka reaguar lidhur me shkarkimin e zëvendësministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiç. Sipas kësaj partie, shkarkimi i Mikiqit për shkak të siç është thënë në reagim “qëndrimit të saj personal rreth agresionit të NATO-s kundër RFJ-së e cila është një e vërtetë absolute, është dëshmi se Haradinaj, Thaçi dhe Veseli vazhdojnë me emërimet politike të serbëve privat”.

“Është dërguar edhe një mesazh i qartë se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve duan të kenë në institucionet e tyre një iluzion të multietnicitetit dhe të dëgjuesve, të cilët do të jenë dekor dhe vëzhgues të vuajtjeve të popullit serb, megjithëse nuk kanë reputacion apo mbështetje në popullin serb”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e zëvendësministres serbe ka ardhur, pasi ajo kishte deklaruar gjatë ditës së djeshme se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid i planifikuar ndaj shtetit dhe popullit serb.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit