Ky është shqiptari që punon në Parlamentin e Gjermanisë?(Foto)

Mos i humb

Henri Haxhiraj, një 26-vjeçar nga Fieri, i cili, siç thotë, ka qenë “ngelës” në Shqipëri, ndërsa sot punon si bashkëpunëtor shkencor në Parlamentin gjerman.

Ai në një intervistë për DW ka thënë së 8 kërkesat e studentëve më duken të domosdoshme për një arsim cilësor.

“Duke qenë se në punën e përditshme në Parlamentin gjerman kam të bëj me ligje, është një gjë të formulosh 8 kërkesa, por është një tjetër gjë të formulosh një projektligj bazuar në këto 8 kërkesa. Ndaj mendoj se studentët duhet të konsultohen edhe me ekspertë për anën teknike, në mënyrë që të shmangin çfarëdolloj pasoje negative të mëvonshme. Neni 81, pika 1 e Kushtetutës e lejon edhe propozimin e një ligji nga 20 mijë zgjedhës. Ndoshta do të ishte një alternative”, ka thënë Haxhiraj.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka turp të tregojë se ka qenë “ngelës” gjatë studimeve Bachelor.

“Nuk e kam për turp të them që kam qenë ngelës gjatë studimeve Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë. Pa dyshim që përgjegjësia kryesore ka qenë imja, por shume gjëra në atë fakultet, në gjykimin tim, nuk funksionojnë siç duhet. Nga shpërndarja e informacionit, te marrëdhënia me profesorët, te vlerësimi, te mësimdhënia etj. Ne studionim me një kurrikul që analizonte biznesin e para 30 vjetëve dhe ato njohuri nuk ishin fare të nevojshme në tregun aktual. Megjithatë, aty kam njohur edhe profesorë të shkëlqyer, të cilët përpos kushteve të këqija, pagesës së ulët dhe burokracisë së panevojshme, kanë zhvilluar një mësimdhënie shembullore”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka treguar për përvojën e tij si student në Gjermani.

“Si student në Gjermani kam pasur përvojën me të bukur. Studimin tim e kam financuar vetë, duke punuar si shitës, çdo javë nga 20 orë (10 të shtunave e 10 të dielave) në një dyqan suvenirësh. Ka qenë goxha e vështire të gjeja kohën për gjëra të tjera dhe më është dashur të sakrifikoj shumë aktivitete sociale, megjithatë nuk ndiej pendesë. Jam i lumtur që ia kam dalë me forcat e mia. Studimi akademik në Gjermani mua nuk më ka formuar vetëm në anën akademike, por më ka mësuar edhe t’i analizoj problemet e ndryshme në mënyrë të strukturuar. Më ka mësuar që pavarësisht se situata duket e vështire, edhe situata e jetës së përditshme, nëse i strukturon dhe i analizon siç duhet problemet, mund ta gjeshë një zgjidhje”, shtoi Haxhiraj.

Sipas tij, motivimi kryesor për të përfunduar studimet ka qenë sakrifica e prindërve për ta përkrahur përgjatë rrugëtimit.  Në të njëjtën kohë kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe ambicia personale, shqetësimi i kthimit në Shqipëri nëse nuk përfundoj me sukses etj., përcjell albinfo.ch.

“Ambienti universitar ka qenë një motivim më tepër, pasi aty bëhesha kureshtar për gjëra të ndryshme dhe lexoja me dëshirë të madhe. Meritokracia në universitet ka qenë gjithashtu një faktor që ka ndikuar pozitivisht në arritjet në universitet. Gjatë studimit në Gjermani mësova edhe diçka: Kur lufton për atë që do, mund ta arrish. Jam orientuar te dy thënie të biznesmenit të njohur amerikan  William Clement Stone (1902-2002, shen. i red.): “Shënjo hënën, po nuk e kape atë, ndoshta e kap ndonjë yll”. Dhe: “Nuk ka work smart pa work hard”, pra që do të thotë pak a shumë se punët e mira kërkojnë mund”, ka thënë ai.

Tani më prej prillit 2018 ai punon si bashkëpunëtor shkencor në Parlamentin gjerman.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit