Ky ishte Muhamedi, i Dërguari i Allahut!

Mos i humb

Injorancë dhe padrejtësi, përçarje dhe shkëputje lidhjesh farefisnore, idhujtari dhe humbje.

Kjo ishte gjendja që e jetonin njerëzit në kohën e injorancës.

Por Allahu lejoi lindjen e një agimi të ri dhe një drite që do ti shuante të gjitha këto errësira. Ajo ishte ardhja e Muhamedit, të Dërguarit të Allahut.

Zoti i e cilësoi atë (Muhamedin) duke thënë: “Ti je me virtyte madhore.” [Kalem 4].

Tek ai, tuboi të gjitha virtytet e plota dhe cilësitë e larta, të cilat nuk mund ti arrijë askush nga njerëzit. Është vërtetuar se ai (Muhamedi) ishte njeriu më i logjikshëm, më bujari në shpirt, më zemërgjeri dhe më i turpshëm se kushdo tjetër.

Ishte i njohur për trimërinë, asketizmin ndaj kësaj bote dhe modestinë e tij. E ndihmonte familjen, i qepte vetë rrobat dhe i shërbente vetes së tij.

Ai i vizitonte Muslimanët dhe jo Muslimanët. U shkonte në vizitë të sëmurëve dhe i ftonte në çdo gjë të mirë. I sinqertë në fjalë, i palëkundur në parime. Ishte njeriu më i drejtë dhe më i mëshirshmi ndaj të vobektëve.

I arsyeshëm dhe i drejtë me gratë dhe fëmijët, derisa mëshira e tij i përfshinte edhe kafshët.

Shumë nga jo muslimaët janë shprehur me superlativa ndaj tij.

Gjermani Johann Goethe është shprehur duke thënë: Ne banorë të europës me të gjitha njohuritë tona, nuk kemi mbërritur akoma aty ku shkoi Muhamedi.

Ndërsa Anglezi George Bernard Shaë, është shprehur duke thënë: Bota e ka mëse të nevojshme që të ketë një njeri që mendon (logjikon) si Muhamedi.

Ndërsa Tolstoi, letrari i njohur botëror ka thënë: Legjislacioni i Muhamedit do të udhëheqë botën, sepse përputhet plotësisht me logjikën dhe urtësinë.

Që ti dalim në ndihmë Profetit:

Le të njohim vlerat dhe pozitën e tij.

Le të përhapim tek njerëzit virtytet dhe moralet e tij.

Le të ndjekim rrugën dhe le të zbatojmë urdhërat e tij.

Ti dalim në mbrojtje legjislacionit të tij dhe të largojmë sa të mundemi dyshimet.

Nëse i Dërguari i Allahut nuk do të posedonte asnjë mirësi veç faktit se ai ishte ndërmjetësi në bartjen e shpalljes nga Allahu, për tek robërit e Tij si dhe njohja që u bëri njerëzve me Të, vetëm kjo do të ishte një vlerë e paçmueshme dhe e gjithë bota do të duhej ta falenderonte dhe e gjithë njerëzia ta shpërblente.

Jetoi gjatë gjithë jetës që umetit të tij ti përcillte mirësitë dhe nuk u mjaftua me këtë por iu lut Allahut që të ndërmjetsojë për ta në ditën e gjykimit.

Allahu i Lartësuar të vërtetën ka thënë: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” [Enbija 107].

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit