Ky shtet i botës po fsheh të vërtetën, të infektuarit me COVID tre herë më shumë seç raportohet

Mos i humb

Rrjeti televiziv BBC bëri të ditur se shërbimi i saj në gjuhën persiane ka siguruar dokumente nga një burim anonim sipas të cilave, Irani nuk po tregon të vërtetën lidhur me situatën e krijuar në vend nga pandemia.

BBC thotë se vdekjet si pasojë e COVID-19 në vendin e Lindjes së Mesme janë gati tre herë më të larta sesa ato që pretendon Irani, ose 42,000 vdekje deri në 20 korrik, por ministria e Shëndetësisë raportoi 14,405 të vdekur

Në mënyrë të ngjashme, shkalla e infeksionit paraqitet dy herë më e madhe. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 278.827 të infektuar, por sipas dokumenteve të siguruara nga BBC bëhej fjalë për 451,024 infeksione që nga fillimi i pandemisë.

Për më tepër, vdekja e parë si pasojë e COVID-19 në Iran ndodhi më 22 janar sipas të dhënave mjekësore të siguruara nga BBC. Megjithatë Irani e raportoi atë pothuajse një muaj më vonë. Pavarësisht fshehjes së të dhënave, BBC thotë se Irani mbetet vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga COVID-19.

Burimi anonim i tha BBC-së se i ofroi dokumentet për të “hedhur dritë mbi të vërtetën” dhe për t’i dhënë fund “lojërave politike” mbi pandeminë e koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit