“Lajm i keq” për mbrojtësit e Teatrit Kombëtar: Laert Vasili shpallet “Actor of Europe”

Mos i humb

Laert Vasili, aktori i Teatrit Kombëtar i bërë i njohur së fundi për partizanizmin e tij pro një teatri të ri, ka marrë çmimin “Aktori i Europës”, në një festival ndërkombëtar që mbahet prej 16 vitesh në zonën e Liqenit të Prespës, raporton TCH.

Ai ka luajtur pjesën pjesën “Agamemnon Inferno”, bazuar në esenë “Përpara banjës” të gjeniut të letrave Ismail Kadare.

“Përgjithësisht është vetëm përshëndetja e Agamemnonit kur kthehet në Argos fitimtar pas betejës së Trojës. Nuk e pret që gruaja e tij do ta vrasë në momentin që ai po hynte në banjë për t’u larë nga pluhuri i luftës. Gjuha shqipe për më tepër u vlerësua me këtë çmim, pasi në shqip e dhashë shfaqen aty”, u shpreh aktori Vasili.

Ky çmim për të vjen në një kohë kur kolegë të tij janë zhytur në debatin mbi të ardhmen e godinës së TK-së, e vetë ai është sulmuar jo pak nga ata që janë kundër prishjes. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit