Lajm i mirë: Shërohet pacienti zero nga Vitia, 77 vjeçari lirohet sot për në shtëpi

Mos i humb

Krahas shtimit të numrit të rasteve me koronavirus, Kosova e ka marrë sot edhe një lajm të mirë.

Në një konferencë të organizuar sot për media në QKUK, është bërë e ditur se pacienti zero, një 77 vjeçar do të lirohet për në shtëpi.

Sipas infektologut, Sali Ahmeti, ai kishte pasur një infeksion shumë të rëndë, mirëpo që falë angazhimit të stafit mjëksor, ka arritur të shpëtojë.

“Krahas kësaj kemi edhe lajme të mira. Sot ne e lirojmë edhe rastin zero, apo rastin e parë të specializum, një rast 77-vjeçar, që ka pasur një infeksion shumë të rëndë me koronavirus. Falë një angazhimi vetëmohues, pacienti ka arritur që të mbijetojë”, ka thënë Ahmeti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit