Lajm i mirë vjen nga Zvicra, nisen ndihmat e para të mbledhura nga FRI

Mos i humb

Apelit për të mbledhur ndihma për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti të bërë nga Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër i janë përgjigjur shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Zvicër dhe vende të tjera të europës.

Pako me ndihma si Rroba, batatije dhe këpucë janë mbledhur në qendrën e Fondacionit në Seebacherstrasse në Zyrih dhe tashmë janë nisur drejt Shqiperisë.

Këto ndihma do të dërgohen në vatrat më të prekura nga tërmeti dhe do të shpërndahen nga stafi i FRI në Shqipëri.

Transportin falas e ka ofruar Kompania A&A Transport.

Projekti për mbledhjen e ndihmave vazhdon.

Allahu i shpërbleftë donatorët dhe u lehtësoftë dhimbjen të prekurëve  nga kjo fatkeqësi.

Shqiptarët janë bashkë në çdo situatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit