Lajmërohet Presidenti, flet për demarkacionin, por nuk tregon se ku është

Mos i humb

Presidenti Hashim Thaçi pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, lajmërohet më në fund përmes një statusi në Facebook, shkruan Kosova Post.

Megjithatë, presidenti edhe pse nuk tregoi se ku gjendet, përmes një statusi tha se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

“I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie.

“Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft i kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po e mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullneti i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar. HTH”, ka shkruar Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit