Lajmet e rreme, Gjermania: Faji i Facebook & Co

Mos i humb

Kreu i inteligjencës së brendshme gjermane akuzoi gjigantët amerikanë të teknologjisë, si Facebook, se nuk marrin përgjegjësi për përmbajtjet brenda platformave të tyre, gjë që dëmton demokracinë duke mos bërë dallimin mes faktit dhe opinionit.

“Sot po zbulojmë një fushë të re që nxjerr pretendime, por deri tani nuk ka pranuar që të mbajë asnjë përgjegjësi shoqërore. Bëhet fjalë për kompanitë e mëdha dixhitale, që thjesht e shohin veten si përçues informacioni dhe fshihen pas privilegjeve ligjore, sepse nuk duan të verifikojnë përmbajtjet që postohen në platformat e tyre”, deklaroi Hans-Georg Maassen, shefi i Agjencisë gjermane të Sigurisë së Brendshme.

Gjermania është një prej propozuesve kryesore të rregulloreve të rrepta për mediet sociale, e në qershor miratoi një ligj që gjobit deri në 50 milionë dollarë, kompanitë që nuk eliminojnë postimet me urrejtje me shpejtësi.

Duke folur në veçanti për Facebook, Maassen tha se është domethënëse që kompania pranoi se miliona njerëz kishin parë propagandë ruse në platformën e saj, por kjo nuk mjafton.
Sipas tij, pluralizmi demokratik dëmtohet në themele nëse nuk bazohet në fakte, e realiteti reduktohet në opinione. Shefi i inteligjencës gjermane tha se ishte i kënaqur që gjatë zgjedhjeve të shtatorit në Gjermani nuk pati probleme me lajmet e rreme, por theksoi se kjo ndodhi edhe për meritë të punës së agjencisë së tij dhe se nuk duhet të fjetur mbi dafina./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit