LAJMI I FUNDIT: Aprovohet kërkesa për bashkimin e Mitrovicës

Mos i humb

Kuvendi Komunal i Mitrovicës me vota unanime ka votuar pro-rezolutës me të cilën i kërkon Qeverisë së Kosovës që t’i ndryshojnë disa nene të ligjit me të cilin bashkohet Mitrovica.

Votimi ndodhi në një seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

E gjithë kjo erdhi pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç.

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës së Jugut, në kërkesën për ndryshimin e ligjit për kufijtë kishte kritikuar homologun serb që nuk i ka përfillur kërkesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie.

Këtë e ka deklaruar Bahtiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e cila e ka vetëm një pikë të rendit të ditës.

“Rakiq ka qenë çdo herë ai që nuk i ka përfillur kërkesat tona dhe të qytetarëve, ku shqiptarë janë shumicë. E di që 15 mijë shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. A ka më vështirë të jesh refugjatë në komunën tënde. Jam në një situatë tejet të rëndë. Nuk ka më vështirë se ta shohësh shtëpinë tënde, e mos të banosh aty. Rakiq nuk e ka lejuar këtë. Kërkesa ime ka qenë e pareshtur që të ketë mirëkuptim për këtë. Politika dhe njerëzit e veriut kanë synuar që të bëhet një spastrim etnik. Janë bërë të gjitha përpjekjet në Bruksel dhe në Prishtinë, madje e kemi një vendim të përbashkët rreth kësaj, por që nuk po zbatohet”, ka theksuar Bahtiri.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, Donjet Bislimi ka theksuar se PDK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë për bashkimin e Mitrovicës, por duhet sipas tij, të ngrisim një pyetje themelore, e ajo është se “kush qëndron pas kësaj ideje, kryetari apo Lëvizja Vetëvendosje”. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit