Lajmi i fundit: Isa Mustafës i komplikohet gjendja shëndetësore

Mos i humb

Mësohet se ish-Kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa nuk është ne rrezik jete, mirëpo, për shkak te trajtimit me vonesë të gripit, gjendja shëndetësore i është komplikuar seriozisht. Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t”u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë muaj të tërë.

Gazeta Express mëson se mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK”së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja.

Ish-Kryeministri Isa Mustafa ka një javë që është shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Pak informacion është dhënë nga partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe familja e tij për shëndetin e Mustafës, pos që përmes një komunikate konfirmuan se ai është shtrirë në spital si pasojë e gripit.

Megjithatë, gjendja shëndetësore e Liderit opozitar është pak më serioze – sesa një grip i zakonshëm sezonal.

Ai nuk është në gjendje të lëviz”, i kanë thënë Expressit burime të afërta me familjen Mustafa, të dielën në kushte anonimiteti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit