LAJMI I FUNDIT: Nesër do të ketë ndërprerje të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Mos i humb

Në datat 13 dhe 19 shkurt në Aeroportin e Prishtinës, fluturimet e kompanisë Wizz Air do të shtyhen apo të ndërpriten për shkak të një greve nga puntorët e Sistemit Kontrollues të Trafikut Ajror.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqën zyrtare të Wizz Air, përmes së cilës i ka njoftuar të githë pasagjerët e kompanisë se në rast të ndonjë modifikimi do të njoftohen përmes SMS apo email.

“Ne kemi marrë një njoftim për grevën e cila do të zhvillohet nga data 13 deri më 19 shkurt nga puntorët e sistemit Kontrollues të Trafikur Ajror . Si rezultat, fluturimet e Wizz Air mund të shtyhen ose të ndërpriten”, kështu është shkruajtu në faqën zyrtare të Wizz Air.

Më tutje është bërë e ditur se kjo gjë e cila do të ndodh në mes këtyre datave është jashtë kontrollit të sistemit rutinorë të kompanisë, derisa përmes postimit u është kërkuar ndjesë të gjithë atyre që kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes kësaj kompanie.

https://wizzair.com/en-gb/latest-travel-information?fbclid=IwAR3Mg7ivn1CxsAovx7r1KWjUUpdGsu-HbZIYtA-4UhEEX7TL6KrkmvHySEk#/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit