Lamtumira e fundit me lotë në sy e Angela Merkel!

Mos i humb

Pas 18 vjet udhëheqje të suksesshme, me plotë sfida e vështirësi,  sot para pak çastesh, Angela Merkel është larguar nga salla ku po mbahej kongresi i partisë së saj, i CDU-së. Ajo është larguar nga aty pas një fjalimi prekës dhe nën emocione të thella. Nuk kanë munguar as lotët derisa ajo po përshëndeste bashkëpartiakët e saj.

E as këta të fundit nuk janë kursyer nga lotët emocionues për shkak të ndarjes nga liderja e tyre, nga e madhja e Gjermanisë, nga zonja “nënë” e hekurt, Angela Merkel.

CDU-ja sot në pallatin Messe Hallen në Hamburg është mbledhur edhe për ta zgjedhur liderin e ri. Pas vendimit të Merkel se ajo më nuk do të kandidonte për udhëheqjen e partisë e as për pozitën e kancelares, në listë janë vënë katër emra të njohur të Pastisë Demokristiane të Gjermanisë.

Aty është emri i kryetarit të Grupit Parlamentar të CDU-së Ralph Brinkhaus, është emri i sekretarit të përhershëm të partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, është gjithashtu edhe ish-kryetari i grupit parlamentar të CDU-së, Friedrich Merz, dhe në fund, i katërti është edhe ministri i tanishëm i shëndetësisë, Jens Spahn.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit