Largimi i UNMIK-ut nga Kosova mision i vështirë

Mos i humb

Largimi i UNMIK-ut nga Kosova pritet të jetë mision shumë i vështirë.

Kjo, pasi që për heqjen e UNMIK-ut në Kosovë nevojitët edhe aprovimi i Rusisë dhe Kinës.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve, “Beta”, për largimin e UNMIK-ut nga Kosova nevojitet miratimi i Këshillit të sigurimit të OKB-së, ku Rusia dhe Kina e kanë të drejtën e vetos, transmeton lajmi net.

Kjo çështje u shtrua me rastin e letrës së ambasadores së SHBA-ve në OKB, Nikki Haley.

Haley kërkonte përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Lidhur me procedurat e mëtutjeshme, të njëjtat burime thonë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nuk ka ndonjë afat kohor për përgjigje ndaj letrës së ambasadores Haley.

Një temë e tillë ka shkaktuar reagime në Prishtinë dhe Beograd.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se largimi i UNMIK-ut do ta vështirësonte pozitën e serbëve në Kosovë, si dhe do të ishte një cënim për situatën e sigurisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit