Lavrov akuzon SHBA-të për “presion”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov ka kritikuar qëndrimin e SHBA-ve ndaj shteteve që dëshirojnë të marrin armë nga Rusia.

Lavrov gjatë një aktiviteti në rajonin Vladimir të Rusisë, tha se janë në dijeni të planeve ushtarake të SHBA-ve dhe të disa vendeve perëndimore ndaj Rusisë.

Ai vuri në dukje se sovraniteti i Rusisë mbrohet dhe do të vazhdojë të mbrohet plotësisht. “Presioni i SHBA-ve ndaj shteteve që dëshirojnë të marrin armë nga Rusia përmban rrezik të pasigurisë dhe të konfliktit”, tha Lavrov.

Sipas tij, SHBA-të po bëjnë presion për këtë çështje haptazi ndaj shteteve si Turqia, India dhe Indonezia.

“Shtetet që dëshirojnë të marrin armë nga Rusia, nuk duan që e drejta e tyre për të vendosur se me kë do të bëjnë tregti të bëhet temë e kërcënimit dhe ultimatumit. SHBA po bën haptazi presion që ata të tërhiqen nga marrëveshjet në fjalë”, tha Lavrov./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit