Lavrov diskuton për çështjen e Jemenit me homologun saudit

Mos i humb

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka diskutuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, për çështjen e Jemenit.

Në një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë thuhet se Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Bin Farhan.

Në bisedën ku u diskutua situata sociale-ekonomike, ushtarake dhe ajo politike, fokusi u vendos mbi sigurimin e armëpushimit mes palëve ndërluftuese në vend, zbatimin e masave emergjente për ndihmat humanitare dhe mbështetjen e iniciativave të Kombeve të Bashkuara (OKB) lidhur me fillimin e procesit të zgjidhjes gjithëpërfshirëse pas konfliktit.

Lavrov në bisedë theksoi se paqja dhe stabiliteti i pritur në Jemen mund të sigurohet duke marrë në konsideratë interesat dhe shqetësimet e të gjitha forcave, grupeve fetare dhe të vendeve në rajon, si dhe me bashkimin e përpjekjeve të aktorëve të jashtëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit