Ballina Bota Lavrov kritikon SHBA-të në lidhje me Sirinë

Lavrov kritikon SHBA-të në lidhje me Sirinë

27
0

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, duke pohuar se është një pikëpamje e ngushtë injorimi i qasjes së Turqisë ndaj grupeve të ndryshme kurde në Siri, tha se “Rezultatet e kësaj pikëpamje të ngushtë jemi duke i parë tani”.

Lavrov, në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e tij belg, Didier Reynders, në Moskë, akuzoi SHBA-të për marrjen e hapave të njëanshme që sipas tij rrezikon integritetin territorial të Sirisë.

Ai gjithashtu pohoi se SHBA-të janë duke planifikuar që të qëndrojnë një kohë të gjatë në Siri, ndoshta edhe përgjithmonë. “SHBA-të theksojnë se duan të qëndrojnë në Siri derisa të formohet një proces politik i qëndrueshëm i cili do të përfundojë me një ndryshim të forcës që do të jetë e pranueshme për të gjithë”, tha Lavrov.

Kryediplomati rus duke akuzuar SHBA-të për marrjen e hapave të njëanshme e cila rrezikon integritetin territorial të Sirisë, tha se “Mendoj se hapat që i merr SHBA janë për formimin e një strukture të ngjashme me shtet që do shtrihet nga lindja e lumit Eufrat e deri në kufirin me Irakun”.

Lavrov, gjithashtu duke u përqendruar në veprimet e SHBA-ve në veri të Sirisë, theksoi: “SHBA pavarësisht kundërshtimit të të gjithëve veçanërisht të Turqisë kundrejt këtyre planeve formoi forca kufitare dhe bëri ndihma të gjera financiare SDG-së (PYD/PKK). E dimë qasjen e Turqisë ndaj grupeve të ndryshme kurde. Kjo mund të vlerësohet në mënyra të ndryshme, por kjo qasje është një e vërtetë dhe injorimi i plotë i kësaj është pikëpamje e ngushtë. E shikojmë situatën e formuar nga kjo pikëpamje edhe në Afrin”.

Lavrov duke përsëritur që edhe kurdët të marrin pjesë në proceset e zgjidhjes politike në Siri, tha se kurdët janë pjesë e pandryshueshme e shoqërisë siriane./Rtv islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here