Lavrov: Në vijim bisedimet për zonën e sigurisë në veri të Sirisë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se janë duke u zhvilluar negociata për krijimin e një zone të sigurisë në veri të Sirisë, përgjatë kufirit sirian me Turqinë.

Në prag të vizitave zyrtare në Kinë dhe Vietnam, Lavrov për televizionet kombëtare të këtyre vendeve foli për çështje bilaterale dhe komentoi rreth situatës në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Ai tha se bisedimet për vendosjen e zonës së sigurisë zhvillohen duke respektuar interesat e Sirisë dhe Turqisë.

Më tej shpjegoi se zona e sigurisë do të krijohet në bazë të Marrëveshjes së Adanës, të nënshkruar nga Turqia dhe Siria në vitin 1998.

“Kjo është një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin në luftën kundër kërcënimeve terroriste në kufirin e përbashkët dhe mundëson ushtrinë turke të veprojë në pjesë të territorit sirian”, tha Lavrov.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbrëmë deklaroi se forcat turke në të ardhmen duhet të kontrollojnë zonën e sigurisë në veri të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit