Lavrov për vizitë zyrtare në BeH

Mos i humb

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, i cili mbërriti për vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë (BeH), siç bëhet e ditur, sot në Sarajevë është pritur nga kryesuesi i presidencës së BeH-së, Bakir Izetbegoviç, si dhe anëtarët e presidencës, Mladen Ivaniç dhe Dragan Çoviç.

Do të pasojë takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të BeH-së, Igor Crnadak. Sipas këtij të fundit, temat kryesore do të jenë ekonomia, bashkëpunimi shumëpalësh dhe mbështetja e Rusisë për marrëveshjen e Daytonit.

Pas takimit është planifikuar që Crnadak dhe Lavrov të nënshkruajn planin e konsultimeve në mes Ministrive të Jashtme të BeH dhe Federatës Ruse për periudhën 2019/2020.

Në orët e pasditës është planifikuar që Lavrov të udhëtojë për në Banja Llukë, ku do të vizitojë lokacionin ku është hedhur gur themeli i tempullit ruso-serb dhe qendrës kulturore shpirtërore.

Në ora 15:45 është palnifikuar takim mes Lavrov dhe Milorad Dodik, presidentit të entitetit të BeH, Republika Sërpska, me çka do të përfundon vizita e tij./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit