LDK akuzon ministrin Ismaili për shtretërit në QKUK

Mos i humb

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli e hodhi poshtë deklaratën e ministrit Ismaili që në spitale të Kosovës ka ende shtretër të viteve 1981, e që sipas tij kjo nuk është aspak e vërtetë.

Avdyli, kërkoi përgjigje nga ministri Ismaili për blerjen e shtretërve, sepse ka pasur informata që shtretërit e rijnë që janë blerë janë më të mëdhenj se sa vetë dyertë e spitaleve dhe hapësira e ashensorit në këto institucione.

Por, ministri Ismaili ketë pyetje të deputetit Avdyli nuk e merr serioze, ndërsa ka thënë se deputeti duket sikur të mbajë konferencë për shtyp në LDK, e jo të pyes ministrin për çfarë është thirrur.

“Ti tani gjithnjë ke fol për dështimet e LDK-së, sa ka qenë në pushtet, asnjë nuk ka qenë që ka pas të bëjë me mua ose partinë apo qeverinë”, tha Ismaili, pa i dhënë përgjigje deputetit Avdyli. Por deputeti i LDK-së , nuk dorëzohet dhe pyet ministrin se pse nuk ka sjellë në Kuvend asnjë ligj që lidhet me reformat në shëndetësi.

“Nëse ju duken 6 milionë euro më pak juve që i kam shpëtuar, juve mund të u duken më shumë me i ble”, i tha Ismaili, deputetit Avdyli.

Ministri Ismaili, tha se prej mandatit të tij janë shpëtuar 6.60 milionë euro. Ai, tha se vetëm për barnat e citostatikëve këtë vit janë blerë 973 milion euro më lirë sesa, kur ka qenë LDK-ja në atë mandat me të njëjtën sasi e me të njëjtin bari./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit