LDK e gatshme t`i bashkohet qeverisë Haradinaj?

Mos i humb

Duke pas parasysh situatën aktuale në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur dy mundësi të cilat mund të shfrytëzohen si zgjidhje për dialogun me Serbinë.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njëra prej tyre është që dialogu me Serbinë të zhvillohet pas zgjedhjeve dhe e dyta, formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

Në një status në Facebook, Hoti ka potencuar se procesi i dialogut duhet të zhvillohet në pajtueshmëri me 2/3 e votave në Kuvend dhe në asnjë variant të mos negociohet integriteti territorial i Kosovës.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Avdullah Hotit:

1. Procesi i dialogut duhet të zhvillohet vetëm me pajtueshmëri prej 2/3 të votave të Kuvendit. Çdo format tjetër i zhvillimit të dialogut e bënë atë jo legjitim dhe jo kushtetues. Pasi marrëveshja përfundimtare kërkon 2/3 e votave të Kuvendit për tu ratifikuar, atëherë edhe platforma për dialog është legjitime dhe kushtetuese vetëm kur miratohet me 2/3 e votave në Kuvend.

2. Duke qenë se institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet politik për të përfaqësuar Kosovën në dialog, atëherë janë dy mundësi. E para, dialogu të zhvillohet pas zgjedhjeve nga institucionet legjitime bazuar në përgjegjësitë e tyre kushtetuese. E dyta, formimi i qeverisë gjithëpërfshirëse, e cila e përmbyll dialogun dhe e përgatit vendin për zgjedhje. Në të dyja rastet dialogu zhvillohet vetëm me pajtueshmërinë e 2/3 të votave në Kuvend.

3. Në cilëndo variant, të gjithë ta kenë të qartë se integritetit territorial i Republikës së Kosovës dhe karakteri unitar i shtetit nuk negociohen. Kosova nuk mund të hyjë në pazare për territor. Me vullnet të lirë, në dakordim me partnerët ndërkombëtarë, më 17 shkurt 2008 deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë shpallur pavarësinë. Këtë vendim shteti i Kosovës e ka mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konkluduar se pavarësia e Kosovës nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare.

4. LDK i ka adaptuar parimet bazë lidhur me dialogun dhe jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha forcat politike karshi atyre parimeve

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit