LDK i përgjigjet Haradinajt: E ke bërë edhe më të paqartë çështjen e 53 milionëshit

Mos i humb

Kuvendi i Kosovës po mban sot seancën e radhës ku në rend dite është edhe interpelanca e kryeministrit Haradinaj lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove kompanisë Bechtel Enka, për rrugën Prishtinë- Han i Elezit.

Me këtë rast nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Haradinaj i cili e akuzoi Lidhjen Demokratike të Kosovës se është fajtori kryesor për ardhjen deri në këtë pikë.

“Më duhet të them se përfaqësuesit e qeverisë kanë qenë të paqartë duke marrë parasysh që ka edhe kosto , me fjalën e sotme kryeministri këtë çështje e ka bërë edhe më të paqartë”, deklaroi Shala.

Për shumën e parë të ndarë për Bechtel Enkas prej 14.7 milionë eurosh, ai shtoi se ai është kosto dhe jo borxh ashtu siç thuhet.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë faturë pa paguar ndaj “Bechtel Enkas”.

“E kemi fjalën për një kosto 14.7 sepse ishin paraparë shtyrje të punëve, vendimi për 53 milionë eurot është arbitrar dhe tipi për këtë Qeveri”, përfundoi Shala./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit