LDK: Qeveria Haradinaj e ka izoluar Kosovën

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për medie, ka shfaqur shqetësimet e saj ndaj veprimeve jo shtetërore dhe jo ligjore të Qeverisë Haradinaj, derisa qeverisja aktuale shprehen zyrtarër e saj se ka degraduar.

Zyrtarët e këtij subjekti kritikojnë qeverisjen aktuale për degradim të qeverisjes, duke përmendur kështu, numrin enorm të zëvendësministrave, mos punë dhe përgjegjësi shtetërore edhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare që si pasojë Kosova ende mbetet izoluar.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, ka shpalosur me këtë rast një varg të metash të Qeverisë Haradinaj, derisa ka shprehur shqetësimet për mos liberalizim të vizave, zhvillimin e dialogut me Serbinë.

“Në 100 ditët e Qeverisë Haradinaj kanë ndodhur veprime të cilat nuk përkojnë më përgjegjësi shtetërore. Haradinaj ka falë borxhe sikur të ishin para të tij. As temat e mëdha si ushtria, dialogu e liberalizimi i vizave nuk janë adresuar”, shtë shprehur Hoti, duke shtuar se liberalizimi për Kosovën mbetet edhe më tutje sfidë meqë Kosovës i është kthyer kushti për luftimin e korrupsionit.

Duke folur për veprimet të papërgjeshme të qeverisjes aktuale, Hoti përmendi edhe iniciativën për shfuqizimin e Speciales, gjë që tha ai ka qenë një skandal.

“Shfuqizimi i Speciales ka qenë vendimi më skandaloz që ka ndodhur. Liderët shtetëror i shfrytëzuan dhe mashtruan deputetetët dhe më pas u tërhoqën. Për këtë përgjegjës është Haradinaj, dhe PDK-ja si partia më e madhe në koalicion”,është shprehur Hoti.

Për më teprk kritikat nuk janë vetëm në këto të sipërpërmendura, meqë LDK-ja , shfaqë shqetësimet e saj edhe me veprimet e kësaj qeverisje për çështjen e demarkacionit, për çka Hoti bënë thirrje që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të procedohet sa më shpejtë në Kuvend, dhe vendi të shkojë në zgjedhje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit