LDK shpreson në zgjedhje të reja

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook, e vlerëson hap pozitiv faktin se Kosova është trajtuar si shtet në mesin e të gjashtë vendeve të Ballkanit Përendimorë në Strategjinë e zgjerimit të BE-së, teksa ai thekson se institucioneve të Kosovës i mbetet të dëshmojë se Kosova është partnerë i besueshëm për integrim në BE.

Por Hoti, shkruan më tej se në rrugëtimin e Kosovës për integrim europian LDK do të jap kontributin e saj dhe se LDK është parti më pro evropiane në Kosovë.

Siç shkruan Hoti, LDK do ti marrë vetë përsipër të gjitha reformat e agjendës europiane, mbase duke aluduar se së shpjeti do ta ketë pushtetin.

Ky është postimi i plotë:

LDK E MERR ME SERIOZITET STRATEGJINE E ZGJERIMIT E BE-se

Ne strategjinë e re për zgjerim te BE-se, është pozitiv fakti qe Kosova është trajtuar si shtet ne mesin e gjashte vendeve te Ballkanit Perëndimor. Por, Kosova është vendi i vetëm qe nuk e ka te qarte afatin kohor te integrimit.

Është e qarte se na mbetet neve si institucione te Kosovës te ndërmarrim hapat e nevojshëm për te dëshmuar se Kosova është partner i besueshëm për integrim ne BE, se nuk do te dërgojmë probleme ne BE, por do te kontribuojmë ne diversitetit te vlerave te BE-se.

Ne si LDK do te japim kontributin tone ne kete drejtim. Ne mbesim partia me proevropiane ne Kosove, anëtare e Partive Popullore Evropiane. Te gjitha reformat qe lidhen me agjenden e integrimeve europiane ne do t’i përkrahim. Ne se shpejti, në QEVERINË EUROPIANE TË KOSOVËS, do te marrim vete përsipër këto reforma./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit