“Leja e ndërtimit te stadiumi nga Rama”, PD ‘përplaset’ me Bashkinë

37
0

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj postoi mëngjesin e sotëm video nga shembja e godinës në sheshin Italia, duke u shprehu se po prishej ‘Cibani i fundit” i Lulit, PD ka reaguar përmes zëdhëneses Inaz Zhupa. Në deklaratën shpërndarë mediave, zëdhënsja Zhupa shprehet se lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë.

“Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e femijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive. Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë.  Kjo leje, e dhënë nga Edi Rama, tani do t’u kushtojë shqiptarëve miliona euro kompensim financar. Vetem 4 muaj më parë, Rama dhe Veliaj, edhe pse e dinin se godina do të prishej, e legalizuan.

Madje dy punonjës të ALUIZNIT u shkarkuan vetem sepse nuk pranuan legalizimin. Pyetja eshte se kush është përfituesi i vërtetë i kompensimit financiar që do të bëhet për këtë godinë? Rama? Veliaj? Apo të dy? Për të mbuluar të vërtetën dhe skandalin pas këtyre pyetjeve, Erjon Veliaj zgjedh të bëjë atë që di më mirë, mashtruesin. Propaganda bajate nuk e mbulon dot të vërtetën se Erion Veliaj është bashkëpunëtor në pastrimin e parave të krimit nëpërmjet betonizimit të Tiranës. “ thekson zëdhënësja e PD në deklaratën e saj, ndërsa publikon edhe dy vendimet për godinën te sheshi Italia.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pronarët e kësaj ndërtese thonë se IKMT e Bashkisë së Tiranës i ka lënë vetëm 5 ditë afat për të çmontuar objektin, kohë që sipas tyre nuk është e mjaftueshme.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga pronarët e objektit 5 katësh në krah të stadiumit ‘Arena Kombëtare’ është edhe dëmshpërblimi që ato do të marrin nga shteti.Sipas tyre qeveria i ka përcaktuar një dëmshpërblim qesharak 300 euro për metër katror ndërkohë që sipas tyre në këtë zonë cmimi shkon deri në 5000 euro metri katror.Për këtë arsye ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerë tregu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here