Lejonin shqiptarët që u ishte ndaluar udhëtimi në Shengen, arrestohen policët kufitarë

Mos i humb

 

 

 

Dy punonjës të policisë kufitare të Muriqanit janë arrestuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për shpërdorim detyre.

Të arrestuar janë Luan Xheka, me detyrë ndihmës kontrollor në Muriqan dhe Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin.

Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”.

Hetimet kanë dokumentuar se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit