Lëndohen dy palestinezë gjatë një sulmi të kolonëve hebrenj

Mos i humb

Dy palestinezë u lënduan sot në një sulm nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të okupuar.

Sulmi ndodhi derisa një grup i kolonëve kishte në shënjestër një shtëpi në qytetin Yatma në Nablus, tha për AA Ghsan Daghlas, zyrtar i Autoritetit Palestinez që monitoron aktivitetet e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pjesës veriore.

Njëri nga palestinezët u lëndua në kokë dhe një tjetër e kishte thyer këmbën, shtoi ai.

Qytetet dhe fshatrat palestineze në Bregun Perëndimor shpesh janë në shënjestër të kolonëve hebrenj ekstremistë.

Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si territor i okupuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë të gjitha vendbanimet hebreje të paligjshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit