Ballina Shëndetësi Lëngu i xhenxhefilit, ndihmon tretjen dhe ndal dhimbjet e kokës!

Lëngu i xhenxhefilit, ndihmon tretjen dhe ndal dhimbjet e kokës!

30
0

Lëngu i xhenxhefilit, ndihmon tretjen dhe ndal dhimbjet e kokës.

Në listën e sëmundjeve më të përhapura në botë, dhimbja e kokës dhe migrena renditet e treta.

Kjo sëmundje nxitet dhe shkaktohet nga probleme të ndryshme.

Lidhur me migrenën, ajo nuk është thjesht një dhimbje e thjeshtë koke.

Ajo është një çrregullim që në shumicën e rasteve është i trashëgueshëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga produktet më efikase dhe natyrale kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës është xhenxhefili.

Në kombinim me limonin dhe mjaltin, xhenxhefili ka një efekt të fuqishëm qetësues kundër dhimbjeve dhe inflamacionit.

Ai bllokon ndikimin e prostaglandinës, një substancë që shkakton migrenë duke nxitur inflamacionin e enëve të gjakut në tru.

Përpos të tjerave, lëngu i xhenxhefilit është një tonik i shkëlqyer kundër problemeve me tretjen.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e rregullt të lëngut të xhenxhefilit për të zbutur simptomat e artritit, osteoartritit dhe reumatizmës.

Si Të Përgatisni Lëngun E Xhenxhefilit

Përgatitja e këtij lëngu është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni në kuzhinë.

Përbërësit:

5 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë.

750 ml ujë

Lëngu i një gjysëm limoni

2 lugë gjelle me mjaltë

Përgatitja:

Lajeni xhenxhefilin mirë dhe më pas grijeni në rende aq sa të siguroni pesë lugë gjelle.

Më pas vendoseni çajnikun në zjarr dhe kur uji të ketë marrë valë, shtoni xhenxhefilin.

Lëreni të ziejë për 2 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Shtoni lëngun e limonit dhe më pas mjaltin.

Këtë lëng ju mund ta pini të ngrohtë ose ta mbani në frigorifer dhe ta konsumoni të ftohtë.

Sasia e rekomanduar e lëngut është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë për rreth 15 ditë.

Rastet Kur Lëngu I Xhenxhefilit Nuk Duhet Konsumuar

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga koliti ose disa lloje ulçerash nuk duhet ta konsumojnë lëngun e xhenxhefilit sepse mund të përkeqësojë dhimbjet.

Gratë shtatzënë nuk duhet ta pijnë këtë lëng sepse disa prej përbërësve të tij mund të ndërhyjnë në formimin hormonal të fetusit.

Në këtë rast duhet këshilla e mjekut.

Njerëzit që marrin medikamente kundër diabetit apo për sistemin qarkullues të gjakut duhet të konsultohen më parë me një mjek.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here