Ballina Kosova Letër nga burgu, Sylejman Selimi ka këtë porosi për organizatorët e protestës

Letër nga burgu, Sylejman Selimi ka këtë porosi për organizatorët e protestës

44
0
SHPËRNDAJE

Ish-komandanti i UÇK-së Syleman Selimi dhe Jahir Demaku, janë deklaruar kundër mbajtjes së protestës të paralajmëruar nga një grup qytetarësh, për datën 19 shtator para Pallatit të Drejtësisë, për lirimin e tyre.

Selimi dhe Demaku, përmes një letre të siguruar nga “Gazeta Blic” kanë shprehur pikëpamjet e tyre karshi kësaj proteste, të cilën e cilësuan si mjet jo nevojshëm për lirimin e tyre.

“Pas paralajmërimit në media për organizimin e një proteste me datën 19 të tkëtij muaji ora 12 para Pallatit të Drejtësisë falenderojmë të gjithë ata që shprehen mbështetje me të drejtën tonë, e kuptojmë edhe shqetësiin real të tyre dhe gatishmërinë për kontribut në sensibilizim të opinonit.

Ne jemi duke u mbajtur në burgun e Dubravës padrejtësisht pa kurrfar baze ligjore.

Kjo tani më është e qartë edhe nga vendimet e gjykatave kompetente të cilat kanë anuluar vendimet e gjykatave paraprake në rastin e njohur në opinon si Drenica 1 dhe 2.

Ne nuk i shohim protestat si të nevojshme dhe as si mënyrë e duhur për këtë rast e në këto rrethana.

Ne presim nga organet e drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin dhe në respektim të drejtës sonë si qytetar të dinitetshëm të këtij vendi.

/Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here