Letra e BE-së për Teatrin, Veliaj: Lajm i shkëlqyer, tani askush s’duhet ta pengojë progresin

Mos i humb

“Një lajm të shkëlqyer” e quajti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se Bashkimi Europian ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në.

Ndaj, shprehet Veliaj, tani që pengesat kanë rënë, duhet t’i hapet rrugë zhvillimit të Tiranës.

“Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterShefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i miratuar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë./Top Channel/
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit