“Letra e Zotit” e Einsteinit shitet për 2,9 milionë dollarë

Mos i humb

Letra e fizikanit të famshëm Albert Einstein dërguar filozofit gjerman Eric Gutkind, në të cilën ai shpalos pikëpamjet e tij rreth Zotit, fesë dhe indentitetit hebre, është shitur në ankand për 2,9 milionë dollarë.

Sipas BBC, letra e shkruar me dorë është shitur në Shtëpinë e Ankandeve Christie’s në New York, në një ankand i cili filloi me çmimin 1,5 milionë dollarë.

Nobelisti Einstein letrën e ka shkruar në vitin 1954, në moshë 74 vjeç, ndërsa aty shkencëtari me famë shpalos idetë e tij rreth Krishterimit, Zotit dhe identitetit hebre.

Në letër, Einstein pohon se ideja mbi Zotin nuk ka kuptim për të dhe se fetë përbëhen nga legjendat.

“Fjala Zot për mua është thjesht një shprehje, produkt i dobësive të njeriut. Bibla nuk është gjë tjetër veçse një përmbledhje e legjendave të respektueshme, por prap primitive”, shkruan Einstan në letrën e tij, e njohur si “Letra e Zotit”.

“Pa marrë parasysh se sa të ndjeshme dhe zgjuara, asnjë koment nuk mund të më bindë të heq dorë nga mendimi im”, shton Einstein.

– “Hebrenjtë nuk janë më të vlefshëm se popujt e tjerë”

Duke komentuar edhe mbi identitetin hebre, të cilit i përkiste edhe vetë, Einstein shkruan: “Populli hebre, për të cilin jam krenar që i përkas dhe jam i lidhur thellësisht për mendësinë e tij, sipas meje, nuk kanë vlerë të ndryshme nga popujt e tjerë”.

Me Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, të cilën e paraqiti në fillim të shekullit të njëzetë, Einstein kishte bërë revolucion në historinë e shkencës, duke mposhtur paradigmat që ishin adoptuar në fizikë deri në atë kohë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit