Letra prekëse e nënës së braktisur: “S’kam askënd, fëmijët e mi kanë fëmijët e tyre”

Mos i humb

Një plakë vdiq e vetmuar në një shtëpi pleqësh. Kur stafi e pastroi dhomën e saj e gjeti një letër që ajo e kishte lënë. Letra iu ishte drejtuar motrave dhe administratorëve të shtëpisë. Secili që e lexoi filloi të qajë.

“Të dashur kujdestarë çka po shihni kur po më shikoni mua? Ju po e shihni në grua delikate që nuk është e mençur dhe ka shprehi të çuditshme. E shihni dikë që shikon trubullt me sytë e saj të lodhur. Një grua të vjetër që nuk dëgjon, e cila e derdh ushqimin e saj dhe ju lë të zemëruar. Këtë e shikoni?

Nëse është kështu, atëherë duhet të shikoni më me kujdes. Sepse kjo nuk jam unë.

Unë jam një vajzë e vogël me një familje të dashur. Jam një nuse e re, zemra e së cilës rrah shpejt se kam për të bërë një betim që do ta mbaj tërë jetën. Jam një nënë e dy fëmijëve të bukur që më duan dhe që kanë nevojë për mua. Unë po plakem dhe po bëhem më e mençur. Fëmijët e mi po rriten shumë shpejtë dhe unë e di se thellë në zemër ata kurrë s’më kanë braktisur.

Jam një grua në moshë mesatare, fëmijët e mi e kanë braktisur shtëpinë. Por unë me burrin tim vazhdojmë të jemi të lumtur. Jam gjyshe! Për herë të parë kam fishnje në prehërin tim. Nuk do të mund të isha më e lumtur. Jam e ve. Tani një re e errët qëndron mbi mua duke e vajtuar vdekjen e burrit. Kur e mendoj të ardhmen ndihem e humbur.

Nuk kam askend të kujdeset për mua. Fëmijët e mi i kanë fëmijët e tyre. Nuk dua t’u bëhem barrë atyre. Jam një grua e vjetër. Nuk ka mëshirë për mua. Trupi im është bllokuar. Forca dhe bukuria ime ka ndaluar.

Por pavarësisht nga këto thellë në mua është një vajzë e vogël që jeton në rrënoja. Në mendjen time mendoj për të gjitha kohërat e mira dhe të këqija. E pranoj se asgjë nuk zgjat. Kështu që hapni sytë mirë dhe shikomën i. Ju nuk po e shihi një grua të vjetër delikate, por po më shihni MUA.”

Secili e ka një të kaluar plot me pendime dhe kënaqësi”, ka shkruar ajo.

Të vjetrit meritojnë respekt dhe durim më shumë se askush tjetër. Sepse mbane mend një ditë edhe ne do të bëhemi si ata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit