Let’s Do It nuk ndalet, forcimi i komponentes edukative një nga synimet kryesore të këtij viti

Mos i humb

Organizata Let’s Do It, në kuadër të aktiviteteve të saj për ruajtjen e mjedisit në Kosovë, prioritet ka edhe vetëdijesimin qytetar në ruajtjen e ambientit ku jetojnë, shkruan Kosova Post.

Kështu kjo organizatë me qëllimin më të mirë për një ambient të pastër dhe të shëndoshë, së shpejti fillon realizimin e projektit trajnues nëpër shkolla, fillimisht në 20 shkollat e Komunës së Vitisë nën moton; “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e mjedisit jetësor dhe rivitalizimin e hapësirave shkollore”

Kjo është bërë e ditur nga Let’s Do It, përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare.

Ndryshe, trajnimi me nxënës do të realizohet falë bashkëpunimit me qeverisjen komunale.

Postimi i plotë i Let’s Do It:

Në 20 shkolla të Komunës së Vitisë, Organizata Let’s Do It do të fillojë trajnimin “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e mjedisit jetësor dhe rivitalizimin e hapësirave shkollore”, me nxënës të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta.

Ky trajnim do të mbahet falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Let’s Do It ka nënshkruar me Komunën e Vitisë, me qëllim të zhvillimit të sa më shumë aktiviteteve, me qëllim të mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor.

Edukimi, sidomos i brezave të rinj, është një nga hapat kyç për vetëdijesimin e shoqërisë për çështjet mjedisore. Andaj, ky komponent do të jetë një nga fokuset kryesore të organizatës sonë gjatë vitit 2019.

Let’s Do It po ashtu vlerëson bashkëpunimin e Komunës së Vitisë dhe kryetarit të saj, z.Sokol Haliti, për angazhimin e vazhdueshëm në çështjet mjedisore, duke filluar nga aksionet e pastrimit, krijimin e hapësirave gjelbëruese, e së fundi edhe në ndërmarrjen e hapave konkret në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

#Letsdoitkosova

#Tapastrojmekosoven

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit