Lëvizja Husi pretendon se ka goditur me raketë reaktorin bërthamor në Abu Dhabi

Mos i humb

Kryengritësit e lëvizjes Husi pretendojnë se me raketë kryqëzuese kanë goditur termocentralin bërthamor në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Kanali televiziv i grupit Husi “Al-Masira” raporton se raketa ka goditur reaktorin bërthamor Al-Baraqah duke mos zbardhur pasoja të tjera nga sulmi.

Institucionet kompetente të EBA-ve deri më tani nuk janë prononcuar në lidhje me rastin.

Al-Baraqah është termocentral bërthamor në ndërtim e sipër, reaktori i së cilës pritet të lëshohet në përdorim vitin e ardhshëm.

Kryengritësit e lëvizjes shiite Husi dje akuzuan EBA-të se mbështesin kryengritësit e presidentit të përmbysur jemenas, Ali Abdullah Saleh.

Edhe pse që nga fillimi i konfliktit ishin në anën e njëjtë, kryengritësit Husi dhe të ish-presidentit Saleh tashmë dy ditë zhvillojnë luftime të ashpra për supremacion në kryeqytetin e Jemenit, Sana./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit