Lëvizja palestineze Fatah lavdëron Turqinë dhe Afrikën e Jugut

Mos i humb

 

Lëvizja Çlirimtare Nacionale e Palestinës Fatah ka lavdëruar qëndrimin e Turqisë dhe Afrikës së Jugut në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds.

“Fatah e vlerëson qëndrimin e Turqisë dhe Afrikës së Jugut kundër masakrave të Izraelit ndaj popillit palestinez dhe zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds”, tha në një deklaratë me shkrim Xhibril er-Ruxhub, sekretar i përgjithshëm i komitetit qendror të Fatah.

Ruxhub tha se ky qëndrim është mesazh i mbështetjes së madhe për popullin palestinez dhe pozicionim kundër masakrave.

Ndryshe, Turqia ka thirrur në Ankara për takime konsultative ambasadorët e saj në Tel Aviv dhe Washington, pas zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds dhe ngjarjeve në kufirin e Gazës, ndërkohë që Afrika e Jugut thirri mbrapa ambasadorin e saj në Tel Aviv. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit