Lëvizja për Bashkim: Qeveria e Kosovës ka hartuar një shkresë e jo platformë

Mos i humb

Lëvizja për Bashkim ka deklaruar se platforma për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, e prezantuar sot nga Qeveria e Kosovës, nuk i ngjan një platforme politike dhe i bën thirrje spektrit politik shqiptar për hartimin e një platforme serioze për zgjidhjen e problemeve që e mbajnë Kosovën të gozhduar në shumë aspekte.

Në një komunikatë për media të kësaj partie, thuhet se Qeveria e Kosovës edhe në këtë mandat do të vazhdojë bisedimet me Serbinë pa platformë politike për zgjidhjen e problemeve që Kosovës i kanë mbetur pas shpalljes së pavarësisë.

“Për më keq, edhe në këtë shkresë, si edhe në fazat e mëhershme të dialogut, ka vazhduar qasja e vjetër ndaj këtij dialogu: Kosova me Serbinë bisedon vetëm për çështjen e serbëve në Kosovë dhe në përputhje me kompromiset ndaj tyre kërkon favore në integrimet ndërkombëtare! Kjo qasje e ka dëmtuar dhe do të vazhdojë ta dëmtojë Kosovën. Problemet jo vetëm që nuk do të zgjidhen, por do të komplikohen edhe më shumë”, thekson LB.

Për më tepër, LB konsideron se injorimi i Luginës së Preshevës, mbyllja e syve para ndarjes së Mitrovicës dhe spastrimit etnik e kolonizimit të saj, asociacioni i komunave me shumicë serbe…etj., do të jenë burim aktiv i problemeve dhe jo funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim fton spektrin politik shqiptar për një angazhim serioz e të sinqertë, në punën për hartimin e një platforme për zgjidhjen e problemeve që Kosovën po e mbajnë të gozhduar në shumë aspekte. /kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit