Lëvizja për Drejtësi mirëpritet në Prizren, Çerkezi: Do të sjellim ndryshimin që keni pritur!

Mos i humb

Lëvizja për Drejtësi vazhdon takimet e saj parazgjedhore me qytetarët.

Këtë herë kandidatët e LD- së për Deputet në parlamentin e Kosovës janë ndalur në Prizren aty ku janë pritur nga qytetarë të shumtë, të cilët kanë shfaqur interes t’i bashkohen kësaj force politike.

Në fjalën e mbajtur përpara të pranishmëve në takimin e organizuar me qytetarë të Prizrenit z.Sylejman Çerkezi u shpreh se tani është koha të votoni për ndryshimin.

“Erdhi koha që ju t votoni për ndryshimin e drejtuesve tuaj. Deri tani ata nuk ju kanë dëgjuar e jo më zgjidhur problemet tuaja. Ne jemi sot këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj, votën dhe mbi të gjitha besimin tuaj. Ne do të punojme së bashku me jun për një të ardhme të përbashkët më të mirë në vendin tonë, tha z. Çerkezi.

Nga ana e tij kandidati tjetër z. Beni Kizolli ftoi qytetarët e Prizrenit ta mbështesin Lëvizjen për Drejtësi dhe koalicionin e saj pasi ajo është e vetmja shpresë për një politikë të drejtë dhe në shërbim të tyre.

“Tabakhanja e Prizrenit e gatshme për ndryshimin! Vullneti i qytetarëve ishte i jashtëzakonshëm. Mbështetja po na rritet çdo ditë e më shumë. #ErdhiDita #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32”

/Drita TV/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit