Lëvizja Vetëvendosje kundërshton projektligjin për pagat

Mos i humb

Projektligji për paga që është aprovuar nga Qeveria e Kosovës, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendsoje, pasi sipas tyre ky projektligj ka gabime të shumta përmbajtësore, dhe si i tillë duhet të bëhet ndërhyrje në disa prej neneve të tij.

Deputetja e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, në një konferencë për media tha se ky projektligj ka nevojë për një draftim. Andaj Lëvizja Vetëvendosje thotë Nagavci kërkon riformulimin e shumë neneve pasi ka gabime të shumta dhe si i till nuk mund të miratohet nga Kuvendi.

“ Kjo Qeveri ka miratuar një projekligj i cili ka gabime të shumta dhe në asnjë mënyrë nuk mund miratohet. Tashmë është evidentuar në vazhdimësi që një nga problemet kryesore në Kosovë  është kaosi me pagat e të punsuarve dhe pabarazia ekujvalente, jotransparenca gjatë kualifikimit të pozitave por edhe prezenca e diskriminmit në kategori të caktuara”, tha Nagavci duke shtuar më tutje se projektligji në fjalë është krejtësisht i pastrukturuar, i paqartë me gabime logjike dhe definicione gjysmakë .

“Të gjitha këto mangësi Qeveria e Kosovës ka synuar ti menjanoj përmes këtij projektligji për paga, një dokument i cili gjithsej i ka 11 faqe por në  vend që të kemi një dokument professional, qeveria ka draftuar tashmë një projektligj krejtësisht të pastrukturuar me përplot paqrtësi me gabime logjike  dhe gabime përmbajtësore dhe definicione gjysmake duke e shtuar edhe më shumë konfuzitenin në sferën e pagave në sektorin publik. Po ashtu ka nene krejtësisht kotradiktore me njëra tjetrën”, u shpreh Nagavci.

Sipas Lëvizjes Vetvendosje duhet bërë ndërhyrje në nenin 4,8,9,10,12,21 dhe 25.

Ndër të tjerat ajo bëri të ditur se Lëviza Vetëvendojse do të propozoj amandamendte në nenet e lartëcekura./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit