Lexoi këto dy sure, sa herë që fle dhe sa herë që ngrihesh?

Mos i humb

Lexoi Këto Dy Sure, Sa Herë Që Flë Dhe Sa Herë Që Ngrihesh?

SURJA EL-FELEK

Mekase – 5 vargje Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,

2. që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar

3. dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri

4. dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)

5. dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.” Vlerat e dy sureve të fundit

1. Ukbe bin Amir, përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: A nuk i keni parë ajetet që më kanë zbritur këtë natë, e që njerëzit nuk kanë parë kurrë të ngjashme me to? “Kul eudhu bi Rabil felek” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe “Kul eudhu bi Rabin Nas” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve). [E përcjell Muslimi etj].

Në një transmetim të Ahmedit thuhet: (Ukbeh thotë): Kur po drejtoja kafshën mbi të cilën kishte hipur Profeti (alejhi selam) në një nga udhëtimet e tij, për një moment ai më tha: O Ukbeh, a nuk po hipën (mbi deve)? Thash: Kam frikë mos quhet mëkat! I Dërguari i Allahut, zbriti dhe unë hipa për një kohë të caktuar, pastaj më tha: O Ukbeh, a ke dëshirë të mësosh dy sure prej më të mirave që mund të lexojnë njerëzit? I thash: Patjetër o i dërguari i Allahut! Ai më lexoi: Kul eudhu bi Rabil felek” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe “Kul eudhu bi Rabin Nas” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve). Më pas u bë ikameti për namaz, ndërsa i dërguari i Allahut doli dhe lexoi këto dy sure, pastaj kaloi pranë meje dhe më tha: Si mendon o Ukbeh?

Lexoi këto dy sure, sa herë që flë dhe sa herë që ngrihesh. [E përcjell Ahmedi 4/144, Ebu Daudi dhe Nesaiu 8/153, shejh Albani ka thënë: Hasen, për më tepër shih Sahih Nesai].

Në një transmetim (nga Ukbeh) thuhet: I Dërguari i Allahut më urdhëroi të lexoj dy suret: Kul eudhu bi Rabil felek” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe “Kul eudhu bi Rabin Nas” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve) pas përfundimit të çdo namazi.

[E përcjell Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, ky i fundit ka thënë: Hadith i mirë dhe garib, Nesaiu].Nesaiu përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: Gjëja më e mirë tek e cila kërkojnë mbështetje njerëzit janë këto dy sure Kul eudhu bi Rabil felek” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe “Kul eudhu bi Rabin Nas” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve). [E përcjell Nesaiu në sunen el Kubra 4/442].

Tirmidhiu dhe të tjerë përcjellin nga Ebu Seid el Hudri se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) kërkonte mbrojtje nga syri i keq i xhindëve dhe i njerëzve. Në momentin kur zbritën këto dy sure, ai filloi të praktikonte leximin e tyre dhe la çdo gjë tjetër. [E përcjell Tirmidhiu dhe ka thënë: Hadith i saktë dhe i mirë, Nesaiu, ibn Maxheh etj].

Ibn Kethiri, në tefsirin e tij, pasi përmend këto hadithe dhe transmetimet e ndryshme thotë: Të gjitha këto rrugë të transmetuara nga Ukbeh, ngjajnë si të ishin muteuatirah (të përcjella nga shumë njerëz, ku e bën të pamundur mundësinë e gënjeshtrës) dhe tregojnë prerë se janë fjalë të Profetit, tek shumica e hulumtuesve të hadithit. [Tefsir ibn Kethir fq 5774].

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit