Lezhë, makina përplas mësuesen dhe nxënësen pranë shkollës

Mos i humb

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Lezhës.

Një mësuese dhe një nxënëse u përplasën nga një automjet teksa po kalonin nga shkolla në anën tjetër të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Kolin Gjoka”. Mësuesja Eligona Gega, 23 vjeç, dhe nxënësja 16-vjeçare janë dërguar menjëherë në spital dhe burime nga ky spital bëjnë me dije se ato janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën uniformat blu, të cilat ndaluan drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe e shoqëruan atë në Komisariatin e Lezhës për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit