Reshjet e dëborës që ka pushtuar vendin kanë bllokuar disa fshatra, kryesisht në zonën verilindore të Shqipërisë.
Mësohet se në Lezhë, prej mbrëmjes të së martës, si pasojë e reshjeve të borës janë të bllokuar fshatrat Ungrej, Kalivac, Fregen, Kalur, Kashnjet dhe Gjobardhaj.
Rruga e Kreshtës që të dërgon drejt këtyre zonave është e pakalueshme. Banorët e këtyre zonave ankohen se deri më tani janë harruar nga shteti.