LG bëhet me patentë për telefon të palosshëm

Mos i humb

Gjatë vitit 2016, LG bëri kërkesën për patentë, e cila sugjeron se telefoni është i pajisur me dy ekrane, por ka edhe dy bateri dhe dy porte për dëgjuese.

Patenta është kërkuar në shtator të vitit 2016 dhe është publikuar këtyre ditëve nga ana e World Intellectual Property Organization. Patenta quhet “Mobile Terminal” dhe të dy ekranet iu mundësojnë faqeve të telefonit të tregojnë datën dhe kohën, temperaturën dhe njoftimet tjera, transmeton KosovaPress.

Kur pajisja paloset, dy ekranet mund të përdoren në mënyrë të pavarur. Kur pajisja është pjesërisht e mbyllur, dy persona mund të shikojnë pjesë të ndryshme të të njëjtës video në të njëjtin moment, duke përdorur dy portet e ndara për dëgjuese./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit