Liban, Charbel Wehbe emërohet ministër i Punëve të Jashtme

Mos i humb

Qeveria libaneze sot njoftoi emërimin e ish-ambasadorit Charbel Wehbe si ministër të Punëve të Jashtme.

Wehbe shërbeu si këshilltar i Presidentit të Libanit, Michel Aoun, pas karrierës së tij si diplomat.

Më parë gjatë ditës, qeveria libaneze njoftoi se pranoi dorëheqjen e Nassif Hitti.

Sipas një burimi qeveritar, Hitti dorëzoi dorëheqjen e tij te kryeministri.

Burimi, i cili punon në selinë e qeverisë në Beirut, tha se Nassif Hitti këtë mëngjes i dorëzoi dorëheqjen e tij kryeministrit Hassan Diab.

“Libani sot po rrëshqet drejt shndërrimit në një shtet të dështuar”, tha Hitti në një deklaratë. “Kam marrë pjesë në qeveri me perspektivë për të punuar për një punëdhënës të vetëm të quajtur Liban, dhe kam gjetur në vendin tim shumë punëdhënës dhe interesa kontradiktore”.

Sipas qeverisë, Diab dhe presidenti Michel Aoun patën konsultime në lidhje me dorëheqjen, duke marrë parasysh lëvizjet e mëtejme.

Libani përjeton krizën më të rëndë ekonomike në historinë e tij, duke përkuar me zhytjen e monedhës vendore në më shumë se gjysmën e vlerës së saj, përveç nivelit të lartë të inflacionit që ka shtyrë gati gjysmën e popullsisë në kufirin e varfërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit